Shkurt.ch
300 mijë dollarë për albumin e Beatles-ve
E veçanta është se albumi e ka nënshkrimet e të katër pjesëtarëve të “Beatles”
Një ekzemplar i veçantë i albumit “Sgt.Pepper”s Lonely Hearts Club Band” të bendit “Beatles” është shitur në një ankand në SHBA për 295000 dollarë, që është çmim rekord për një album. E veçanta është se albumi e ka nënshkrimet e të katër pjesëtarëve të “Beatles”.
Shumën rekorde në shtëpinë e ankandeve Heritage Auctions të Dallasit, SHBA, e ka ofruar një person i panjohur nga një shtet perëndimor i SHBA-së, raporton revista profesionale “The Hollywood Reporter”. Supozohet se albumi është nënshkruar po atë vit kur edhe është edituar, d.m.th në vitin 1967.
Çmimi më i lartë i paguar për një album të Beatles deri në rastin e fundit ka qenë ao prej 150 mijë dollarësh, që është paguar për një ekzemplar të “Meet the Beatles”.
E-Diaspora
-
Mitrovicasi Semir Aliti nënshkroi kontratë me ekipin holandez, PSV Ky është “Iniesta i Mitrovicës” që ka nënshkruar kontratë me PSV-në...
-
Pas pushimit pranveror, rinis mësimi plotësues i gjuhës shqipe në shkollën Ostermundigen Bern
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman
-
“Më 31 dhjetor ju mbaron leja e qëndrimit”: Një letër që po frikëson të huajt në Zvicër
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Më 2024 priten më shumë zjarre për shkak të ngrohjes globale Parashikimet e Institutit për Studimin e Borës dhe Orteqeve (SLF) tregojnë gjithashtu se periudha me probabilitetin...
-
Zviceranët duan të ulin kostot e kujdesit shëndetësor
-
Ish-presidenti thotë se Zvicra duhet të anëtarësohet në BE
-
Si të shpejtoni aplikimin tuaj për shtetësinë zvicerane
-
Amnesty International kritikon Zvicrën