Shkurt.ch

34 veta të mbytur në ujë gjatë sezonit veror

32 raste vdekjeje kanë ndodhur në lumenj, përroje dhe liqene. Një person ka vdekur në pishinë dhe një tjetër në kënetë

Gjatë sezonit veror të sivjetëm në ujërat e Zvicrës janë mbytur 34 veta. Nga këto, 32 raste vdekjeje kanë ndodhur në lumenj, përroje dhe liqene. Një person ka vdekur në pishinë dhe një tjetër në kënetë, shkruan srf.ch duke iu referusr Shoqatës Zvicerane për Shpëtimin e Jetëve (SLRG).

Kjo organizatë kujdeset për sigurinë e njerëzve në ujëra dhe bën trajnimin e notarëve shpëtimtarë, transmeton albinfo.ch.

Nga të mbyturit, 26 kanë qenë meshkuj, 7 femra dhe 1 fëmijë. 15 nga këta kanë pasur pasaportë të huaj.

Ndërsa gjatë gjithë vitit 2016 (jo vetëm në sezonin veror) në ujërat e Zvicrës ishin mbytur 57 veta.

SLRG, sipas të dhënave që prezanton, është angazhuar që parandalimi i aksidenteve në ujë dhe aftësia për vetëshpëtim, të futen si lëndë në planprogramin e ri shkollor të Zvicrës, të njohur si “Lehrplan 21”. Po ashtu, ajo u lë në dispozicion shkollave material mësimi falas nga kjo fushë.