Bota
Afganasin e dëbuar gabimisht do ta kthejnë
Njëri nga azilkërkuesit, të cilin e larguan para një muaji me avion me 68 azilkëkues të tjerë në Afganistan do të kthehet në Gjermani
Një azilkërkues nga Neubrandenburgu, i dëbuar në mënyrë të paligjshme, do të kthehet së shpejti në Gjermani. Këtë e bëjnë të ditur disa medie. “Spiegel” raportoi e para për këtë rast.
Dokumentet e nevojshme janë gati, kthimi i 20 vjeçarit nuk pengohet më nga asgjë, u bë e ditur nga qarqe qeveritare. Të riun do ta dërgojnë fillimisht në kryeqytetin e Pakistanit, Islamabad, ku ambasada gjermane do t’i japë një vizë të vlefshme për vazhdimin e udhëtimit për në Gjermani, shkruan “DW”.
Që para dy javësh, Ministria Federale e Punëve të Brendshme bëri të ditur se Zyra Federale për Migrimin dhe Refugjatët (BAMF) do të niste së shpejti hapat e nevojshëm. Avokatja e burrit, Sonja Steffen reagoi e lehtësuar: “Mua m’u konfirmua që shteti ynë juridik funksionon dhe që gabimi i madh që u bë, tani po korrigjohet”, i tha ajo atëherë televizionit NDR, përcjell albinfo.ch.
Afganasin nuk duhej ta kishin dëbuar
I riu, që jetonte në Gjermani që prej vitit 2015, ishte njëri nga ata 69 vetë, që i kthyen në 3 korrik me një avion të posaçëm nga Munihu në Afganistan. Dy javë më vonë u mësua që 20 vjeçarin nuk duhej ta kishin dëbuar, për shkak të një procesi gjyqësor në vazhdim e sipër në Gjykatën Administrative Greifswald. Ai kishte hedhur në gjyq refuzimin e kërkesës së tij për azil. Në javën pas dëbimit, refugjati duhet të kishte dalë para gjyqit.
E-Diaspora
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman Autorja prezanton në bibliotekën "Pestalozi", në Cyrih romanin e saj të sapobotuar "Die Töchter des...
-
“Më 31 dhjetor ju mbaron leja e qëndrimit”: Një letër që po frikëson të huajt në Zvicër
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Më 2024 priten më shumë zjarre për shkak të ngrohjes globale Parashikimet e Institutit për Studimin e Borës dhe Orteqeve (SLF) tregojnë gjithashtu se periudha me probabilitetin...
-
Zviceranët duan të ulin kostot e kujdesit shëndetësor
-
Ish-presidenti thotë se Zvicra duhet të anëtarësohet në BE
-
Si të shpejtoni aplikimin tuaj për shtetësinë zvicerane
-
Amnesty International kritikon Zvicrën