Kosova

Ahmeti: Kryeqyteti ka nevojë për ndihmë nga jashtë

"Kemi nevojë të konsultohemi, kemi nevojë të kritikohemi. Duhet të pranohet secili rezultat. Asnjë opsion nuk është tragjik", ka thënë Ahmeti

Shoqëria Civile ka prezantuar platformën për Prishtinën që ofron rekomandime për kandidatët për kryetar të kryeqytetit, e që është vazhdim i asaj të vitit 2014. Platforma do tu ofrojë kandidatëve një pasqyrë të problemeve të qytetarëve dhe hapave që priten të ndërmerren në katër vitet e ardhshme.

Burim Ejupi, nga INDEP theksoi se kjo platformë sjell zgjidhje për shumë probleme të cilat e preokupojnë Prishtinën dhe qytetarët e saj. Kryetarit të Prishtinës Shpend Ahmeti, se kryeqyteti ka nevojë për ndihmë nga jashtë.

“Kemi nevojë të konsultohemi, kemi nevojë të kritikohemi. Duhet të pranohet secili rezultat. Asnjë opsion nuk është tragjik, edhe me fitu edhe me hup, në fund të fundit Prishtina ecën përpara sepse i ka predispozitat që të zhvillohet”, ka thënë Ahmeti.

Ndërsa Besa Luzha ka deklaruar se pavarësisht punëve që ende duhet të bëhen, Prishtina ka pësuar ndryshim të dukshme.