Bota

Aktivistët evakuojnë kafshët nga zona rreth vullkanit në Bali

Aktivistët për të drejtat e kafshëve kanë udhëtuar në zonën e rrezikshme rreth vullkanit që mund të shpërthejë në çdo çast në Bali, për t’i shpëtuar kafshët e braktisura.

Alarmi për kujdes nga mundësia e shpërthimit të vullkanit në malin Agung mbetet në nivelin më të lartë, transmeton albinfo.ch.

Duke sjellë shumë lloje të ushqimit për kafshë, aktivistët nga strehimorja e Balit për kafshët e braktisura morën qen, mace, pula, gjedhe e të tjera, para se t’i ushqenin dhe strehonin në një strehimore të përkohshme rreth 10 kilometra larg nga zona e rrezikut, e përcaktuar nga autoritetet.  Së paku 60 qen, 48 mace dhe kafshë të tjera janë shpëtuar nga grupi, me shpresë që të njëjtat do të adaptohen shumë shpejt.