Kultura

Aktori, në kërkim të ndëshkimit

Më shumë se 100.000 vetë kanë vdekur në dhunën lidhur me drogën që nga ajo kohë. Garcia Bernal është duke promovuar filmin dokumentar "Meksika: Drejt fundit të mosndëshkimit"

Aktori dhe regjisori meksikan, Gael Garcia Bernal, i ka bërë thirrje Organizatës së Kombet e Bashkuara dhe shteteve të tjera që të bëjnë presion ndaj autoriteteve në vendlindjen e tij për t’i dhënë fund mosndëshkimit për korrupsion dhe vrasje në shkallë të gjerë.

Aktivistët dhe hetuesit e OKB-së kanë akuzuar forcat meksikane të sigurisë për krime të ndryshme, duke përfshirë vrasjet, torturimin dhe zhdukjet që kur ushtria u dërgua për t’u ballafaquar me kartelet e fuqishme të drogës të vendit në vitin 2007.

Më shumë se 100.000 vetë kanë vdekur në dhunën lidhur me drogën që nga ajo kohë. Garcia Bernal është duke promovuar filmin dokumentar “Meksika: Drejt fundit të mosndëshkimit”.

I pyetur se çfarë do t’i thoshte forumit për të drejta të U.N., ku Meksika është ndër 47 shtetet anëtare, Garcia Bernal tha se donte që Këshilli të ushtronte presion mbi Meksikën.