Sport

Albian Ajeti vazhdon të shkëlqejë për St. Gallenin

Futbollisti shqiptar, Albian Ajeti nuk ka të ndalur për skuadrën e tij zvicerane, St. Gallen, shkruan albinfo.ch.

Ajeti ka shënuar në barazimin 2:2 në udhëtimin e vështirë te Young Boys. Ajeti shënoi gol në minutën e 59-të duke barazuar shifrat përkohësisht në 1:1.

Ky ishte goli i tetë në kampionatin zviceran, derisa ka bërë edhe një asistim. Ai ndodhet i tetë në listën e shënuesve më të mirë në Superligën zvicerane.

Gol ka shënuar edhe mbrojtësi 20-vjeçar nga Kosova, Mirlind Kryeziu për Zurichun në fitoren e thellë ndaj Wilit me rezultat 4:0. Kjo ishte ndeshja e tij e dytë në karrierë me Zurichun, ndërkohë që sa i përket ekipit kombëtar, është aktivizuar me Zvicrën U-17 në nëntë ndeshje gjatë vitit 2014.