Bota

Aldi tërheq vezët nga shitoret e veta: Janë prekur nga insekticidi

Tash e tutje në Aldi mund të sillen vezë për të cilat ka vërtetim se kanë dalë me rezultat negativ pas testimit të tyre për insekticidin Fipronil (kundër morrave)

Kompania më  e madhe gjermane e shitjes me pakicë “Aldi” (Aldi Süd dhe Aldi Nord) ka tërhequr të gjithë asortimentin e vezëve nga marketet e saj. Kjo ka ndodhur pas skandalit që ka shpërthyer me zbulimin se vezët janë të prekura nga insekticidi i përdorur, shkruajnë mediat gjermane.

Ndonëse nuk ekziston rrezik i drejtpërdrejtë për shëndetin e të rriturve, me këtë rast bëhet fjalë për një masë të qartë kujdesi paraprak, thonë në kompani.

Tash e tutje në Aldi mund të sillen vezë për të cilat ka vërtetim se kanë dalë me rezultat negativ pas testimit të tyre për insekticidin Fipronil (kundër morrave), transmeton albinfo.ch. Nga ky preparat ishin prekur vezët të cilat tërhiqen nga shitja.