Feja

Ambasada e Kosovës uron besimtarët për festën e Bajramit

Ambasada e Republikës së Kosovës në Bernë, qytetarëve të Republikës së Kosovës, besimtarëve të fesë islame, që jetonë dhe veprojnë në Konfederatën e Zvicrës dhe në Principatën e Liechtenstein-it, për Festën e Fitër Bajramit, u shpreh urimet më të mira.
“Përgëzojmë dhe urojmë që fryma dhe qëllimi i kultivimit të solidaritetit dhe sakrificës, të jetë përkushtim i juaj jetësor, që bashkon njerëzit dhe shton dashurinë mes tyre, duke manifestuar me besim të plotë, tolerancë e mirëkuptim brenda komunitetit dhe tolerancë e mirëkuptim me të tjerët, për të mirën e vetvetes, të shoqërisë aty ku jetoni dhe veproni, si dhe për të mirën e Shtetit të Kosovës – një shtet shembull i harmonisë midis njerëzve të përkatësive të ndryshme etnike dhe fetare.”, rhuhet në urimin Ambasadës të Republikës së Kosovës në Bernë.

 

KUJDES ! TEKSTI YNË I KOPJUAR DO TË DENONCOHET DHE RAPORTOHET. PËRPOS NËSE...

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e albinfo.ch dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://www.albinfo.ch/ambasada-e-kosoves-uron-besimtaret-per-festen-e-bajramit-2/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin. Redaksia e albinfo.ch.