Uncategorized
Anashkalimi i Merkelit për Shkupin, shuplakë për pushtetin
Për disa ekspertë, fakti që Merkeli viziton Tiranën, Sarajevën dhe Beogradin, por jo Shkupin, është sinjal i qartë, veçanërisht për strukturën aktuale të pushtetit.
Shuplakë diplomatike mbi pushtetin aktual në Maqedoni vlerësohet të jetë fakti që Shkupi nuk është pjesë e vizitës ballkanike të kancelares gjermane, Angela Merkel.
Mes krizës politike dhe vërejtjeve të vazhdueshme për kthimin pas të proceseve demokratike, problemeve me gjyqësorin dhe gjendjes së mediave, ky vendim i kancelares, sipas ekspertëve, është më se i qartë, por edhe shqetësues, shkruan “DW”, transmeton albinfo.ch.
„Injorimi është gjëja më e keqe që mund t’i ndodhë Maqedonisë tani, sidomos kur vjen nga anëtari më i fuqishëm i BE-së për momentin. Ky mesazh duhet të lexohet së bashku me këmbënguljen e Gjermanisë në këshillin e kaluar të BE-së që Maqedonia të hiqet nga ‘perspektiva evropiane’, thotë Malinka Ristevska Jordanova, drejtoreshë e Institutit për Politikë Evropiane .
Për disa ekspertë, fakti që Merkeli viziton Tiranën, Sarajevën dhe Beogradin, por jo Shkupin, është sinjal i qartë, veçanërisht për strukturën aktuale të pushtetit.
“Mosardhja e Merkelit është shuplakë diplomatike mbi Qeverinë aktuale të Nikolla Gruevskit dhe Ali Ahmetit”, komentoi Goran Rafajllovski, profesor universiteti dhe ish-ambasador i Maqedonisë në Berlin.
E-Diaspora
-
Sopranoja Elbenita Kajtazi ndan bursa vjetore për studentët shqiptarë të muzikës Sopranoja shqiptare që jeton në Gjermani, Elbenita Kajtazi, gjatë së enjtes ka ndarë bursën e parë...
-
BQK: Mbi 112 milionë euro i sollën mërgimtarët në Kosovë vetëm gjatë marsit
-
Mitrovicasi Semir Aliti nënshkroi kontratë me ekipin holandez, PSV
-
Pas pushimit pranveror, rinis mësimi plotësues i gjuhës shqipe në shkollën Ostermundigen Bern
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman
Jeta në Zvicër
-
Dështon nisma që donte të ndryshonte Kushtetutën Lansimi i një teksti që synonte reformimin e Kushtetutës Federale është shtyrë. Lëvizja qytetare pas saj...
-
Rritet numri i kopshteve dygjuhëshe në Zvicër
-
Vdekja e ushtarit në Bremgarten cilësohet si vetëvrasje
-
Komisioni bën thirrje për marrëveshje me një vend të tretë për të dëbuar aplikantët e refuzuar nga Eritreja
-
Sa vlen Zvicra për UBS-në?