Sport

Andi Zeqiri rikthehet në Lausanne

Andi Zeqiri edhe pse kishte një sezon të mirë me të rinjtë e Juventusit dhe Zvicrës, do të rikthehet në Lausanne dhe nuk do të vazhdojë aventurën te “Zonja e Vjetër”

Futbollisti i talentuar shqiptar, Andi Zeqiri edhe pse kishte një sezon të mirë me të rinjtë e Juventusit dhe Zvicrës, do të rikthehet në Lausanne dhe nuk do të vazhdojë aventurën te “Zonja e Vjetër”, shkruan ‘calciomercato.com’.

Këtë e ka konfirmuar edhe agjenti i sulmuesit, Walter Fernandez, përcjell albinfo.ch.

“Po, ai do të kthehet në Lausanne dhe aventura e tij me Juventusin ka përfunduar. Juve e dëshiroi dhe ishte e kënaqur me progresin e tij, por ne vendosëm që ta kthejmë. Jo sepse ishte i keq, por kthimi në Lausanne ishte ide më e mirë. Falënderoj Juventusin me këtë rast për mundësinë që i ka dhënë”, deklaroi agjenti i tij.

Ai kishte rastin të stërvitet edhe me ekipin e parë, ku ka dalluar Dani Alves e Dybala, si dhe zviceranin Lichtsteiner.