Kultura

Angelina Jolie shfaq filmin e saj në Zagreb

Ylli i filmit amerikan, Angelina Jolie, e ka lansuar të premten në Zagreb filmin e saj të parë "Në vendin e gjakut dhe mjaltit"

Filmi i parë i Angelina Jolie-t mbulon një ngjarje që ka të bëjë me përdhunimet makabre të grave gjatë luftës në Bosnjë e Hercegovinë. (19992-1995).

“Nuk është ndonjë film me vlera të mëdha, mirëpo filmi është i rëndësishëm, sepse e kthen dritën e projektorëve mbi një plagë shumë të dhimbshme, atë të femrës së dhunuar në kohë lufte”, kanë thënë kritikët e kinemasë kroate.

Edhe pse është dashur të ikë nga Zagrebi para se filmi të shfaqet në prezencën e 500 të ftuarve, Angelina Jolie ka ecur nëpër tepihun e kuq para qindra fansave kroatë dhe u ka nënshkruar atyre autografe.

Shfaqja e premierës së këtij filim në Sarajevë është bërë të martën e kaluar në prezencë të 5000 personave të mbledhur në një sallë sporti.

Për kujtesë, lufta në Bosnjë e Hercegovinë ka marrë 100.000 jetë njerëzish dhe, sipas shoqatave lokale, përafërisht 20.000 femra, shumica myslimane, janë përdhunuar seksualisht gjatë konfliktit në fjalë.

Filmi i Angelina Jolie-t do të shfaqet në tërë sallat e Evropës deri në fillim të muajit mars.

Po ashtu duhet të rikujtojmë faktin se tema e dhunimit të grave gjatë luftës në Kosovë mbetet ende sot e kësaj dite tabu, edhe pse disa organizata lokale, sikurse “Gratë e …” (LINK : http://www.vajzat.com) mundohen që këto viktima të luftës të mos mbeten të vetmuara dhe në harresë.