Sport

Arbëreshët: Jemi me Shqipërinë dhe Italinë

Arbëreshët kanë stolisur qytetin me flamuj kuqezi, derisa dëshirojnë të dëshmojnë se nuk i kanë humbur rrënjët e tyre edhe pse janë larguar për më shumë se 500 vjet nga Shqipëria

 

Ndeshja mes Italisë e Shqipërisë do të jetë speciale për shumëkënd, por më së shumti për arbëreshët e Italisë, që do të shohin nga afër Kombëtaren kuqezi për herë të parë.

 

Arbëreshët që jetojnë në ishullin e Sicilisë e kanë shumë afër Palermon dhe do të shkojnë në këtë ndeshje, derisa kanë shumë emocione se më të jenë.

 

Televizioni italian “TG3” i ka kushtuar një reportazh interesant popullsisë me origjinë shqiptare në Horën e Arbëreshëve (Piana degli Albanesi), kryeqendra e bashkësisë arbëreshe në Itali, përcjell albinfo.ch.

 

Arbëreshët kanë stolisur qytetin me flamuj kuqezi, derisa dëshirojnë të dëshmojnë se nuk i kanë humbur rrënjët e tyre edhe pse janë larguar për më shumë se 500 vjet nga Shqipëria.

 

Madje, disa prej tyre flasin shqip edhe pse jo bukur. “Ne e kemi zemrën të ndarë mes Italisë dhe Shqipërisë. Në shtëpi bëjmë tifo për të dyja dhe urojmë për një barazim”, ka thënë një vajzë e vogël.

 

Edhe Sara Riolo, mësuese në institutin “Skanderbeg”, thotë se nuk e di se cilën Kombëtare ta përkrahin. “Të premten presim Kombëtaren e arbëreshëve, të shqiptarëve, dhe ne nuk dimë për kë të bëjmë tifo”.

 

“Origjinën e kemi nga Shqipëria, prej aty kemi ardhur. Sigurisht që urojmë për një barazim”, shprehet një i moshuar.

 

https://www.youtube.com/watch?v=Gs1oTMKnSnI