Kosova

Arrestohen 8 anëtarë të VV-së, në mesin e tyre edhe Saranda Bogujevci

Të arrestuar janë: Saranda Bogujevci, Rinë Zhitia, Diellëz Arifi, Elona Kurti, Arta Berisha, Çlirim Gërbeshi, Atdhe Arifi, Patrik Domi

Para stacionit kryesor të Policisë së Kosovës dhjetëra aktivistë të VV-së kanë hedhur ngjyrë të kuqe drejt ndërtesës dhe policëve.

Pas aksionit policia ka arrestuar disa nga ata që hodhën ngjyrë, ndërsa pasi e ka kryer fjalimin para gazetarëve, është arrestuar edhe deputetja e Vetëvendosjes, Saranda Bogujevci, raportojnë mediat vendore.

Aksioni është organizuar për shkak të siç kanë thënë organizatorët “mos reagimin e Policisë në dhunën ndaj grave”, përcjell albinfo.ch.

Të arrestuar janë: Saranda Bogujevci, Rinë Zhitia, Diellëz Arifi, Elona Kurti, Arta Berisha, Çlirim Gërbeshi, Atdhe Arifi, Patrik Domi.