Shkurt.ch

Arrestohen dy kosovarë duke punuar në të zezë

Njëri ka qëndruar ilegalisht në Zvicër e tjetri si turist, por të dytë pa leje pune

Policia Kantonale e Cyrihut la arrestuar sot (e enjte, 22 qershor) dy punëtorë që po punponoin në të zezë në një kantier ndërtimi në Küsnacht. Kontrollimi që policët kanë bërë në kantieret Zollikon dhe në Küssnacht ka filluar rreth orës 7 e 30 ka zgjatur rreth një orë, shkruan polizeinews.ch.

Personat që janë kapur në Küssnacht janë një punëtor 51 dhe një tjetër 39 vjeçar, të dy nga Kosova. Njëri ka qëndruar ilegalisht në Zvicër e tjetri si turist, por të dytë pa leje pune, transmeton albinfo.ch. Ata pastaj i janë dorëzuar prokurorisë.

Nga ana tjetër, ndaj punëdhënësit të tyre është ngritur kallëzim penal në prokurori për shkelje të Ligjit mbi të Huajt.

(Foto: Kapo Zürich)