Shqipëria

Arrestohen mbi 40 persona në Shqipëri, prej tyre 4 policë

Mediat njoftojnë se arrestimet janë kryer për aktivitetin kriminal për trafikim emigrantësh në SHBA dhe Kanada

Një operacion i madh është zhvilluar gjatë natës në disa qytete të Shqipërisë, ku janë arrestuar mbi 40 persona, e në mesin e tyre ka edhe zyrtarë e punonjës policie.

Mësohet se operacioni është zhvilluar në Tiranë, Lezhë, Kukës, Dibër, Shkodër dhe Korçë.

Mediat njoftojnë se arrestimet janë kryer për aktivitetin kriminal për trafikim emigrantësh në SHBA dhe Kanada, ndërsa policia deri tash nuk ka dhënë detaje.