Bota

Austria, e gatshme të dërgojë ushtarë në kufijtë e jashtëm të BE-së

Bashkimi Evropian ka nevojë për kufijtë e jashtëm më të sigurt dhe Austria është e gatshme të kontribuojë, duke përfshirë edhe ushtarët, tha lideri i Partisë Popullore Austriake dhe kryeministri i ardhshëm austriak, Sebastian Kurz, përcjell albinfo.ch.

“Ne duhet të krijojmë një mandat krejtësisht të ri për shërbimin e kontrollit kufitar të BE-së, Frontex, për të krijuar mbrojtjen e kufijve të jashtëm në parimet e përgjithshme, në mënyrë që të mos i lëmë vetë grekët dhe italianët. Austria është e gatshme të kontribuojë me policinë dhe ushtarët, tha Kurz në një intervistë për SPIEGEL.

Sipas tij, BE-ja duhet të ofrojë ndihmë për emigrantët e paligjshëm në kufijtë e jashtëm dhe t’i kthejë ata mbrapsht.