Bota

Autor i sulmit në Münster është një gjerman i sëmurë psikik

Kjo i bën mediet si SZ, NDR dhe WDR të konstatojnë se akti i sotëm nuk ka prapavijë terroriste

Ndryshe nga dyshimet e para rreth sulmit të përgjakshëm të bërë pasditen e sotme në Münster që çonin në pistën e terrorit, mediet gjermane njoftojnë se autori i masakrit është një gjerman. Bëhet fjalë për një person të lindur në vitin 1969 në Gjermani dhe i cili kishte rënë në sy edhe më parë si i sëmurë psikik.

Kjo i bën mediet si SZ, NDR dhe WDR të konstatojnë se akti i sotëm nuk ka prapavijë terroriste, transmeton albinfo.ch.

Banesa e të dyshuarit (tashmë të vetëvrarë) po kontrollohet. Autoritetet po e bëjnë këtë me kujdes të shtuar pasi që druajnë se në banesë mund të ketë lëndë shpërthyese.

Policia ka konfirmuar se 6 nga 30 të lënduarit, janë në gjendje të rëndë.