Sport

Avdijaj në Holandë

Siç dihet në Holandë luajnë edhe dy futbollistët tjerë të Kosovës, Milot Rashica dhe Arbër Zeneli

Sulmuesi shqiptar, Donis Avdijaj është transferuar në Holandë, përkatësisht në skuadrën, Roda, shkruan albinfo.ch.

Futbollisti i Schalke është dhënë në formë huazimi dhe do të qëndrojë në Holandë, derisa në fund të këtij sezoni.

Siç dihet në Holandë luajnë edhe dy futbollistët tjerë të Kosovës, Milot Rashica dhe Arbër Zeneli.

Avdijaj ka pasur disa telashe në skuadrën gjermane, duke përfunduar edhe në ekipin e të rinjve, dhe për këtë arsye është huazuar.

Kështu ai do të ketë mundësinë të dëshmojë sërish aftësitë e tij. Avdijaj është konsideruar një talent i jashtëzakonshëm, ku kishte edhe klauzolë 50 milionë euro, megjithatë, shumë luajti në nivelet më të larta.