Bota

Banori gjerman ia përgatit varrin vetvetes

Pas punimeve për hapjen e një grope, një 37-vjeçar ishte mbuluar nga masa e dheut që i kishte rënë në gropë

Një shtetas 37-vjeçar gjerman është bllokuar gjatë punimeve në një gropë, në oborrin e fermës. Më pas, ai është gjetur i vdekur.

Të hënën rreth orës 15.00, policia dhe ekipet e shpëtimit ishin thirrë në Rommerskirchen-Oekoven (Nordrhein-Westfalen). Sipas informatave të para, pas punimeve për hapjen e një grope, një 37-vjeçar ishte mbuluar nga masa e dheut që i kishte rënë në gropë, shkruajnë mediat gjermane, përcjell Albinfo.ch.

Pas disa përpjekjeve, ekipet e shpëtimit kanë arritur ta nxjerrin nga gropa 37-vjeçarin dhe janë munduar ta reanimojnë. Por, ky veprim nuk pati sukses, pasi ai ndërron jetë në vendin e ngjarjes. Sipas të dhënave të ekipit të shpëtimit, banori gjerman ka qëndruar nën rrënoja rreth gjysmë ore, para se të nxirrej nga to.

Rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta. Hetimet e shkaqeve të aksidentit i ka ndërmarrë policia për krime e Gjermanisë.