Bota

Bashkimi Evropian ka 445 miliarderë

Sipas listës së fundit të Forbes, Bashkimi Evropian ka 445 miliarderë, me 1.3 trilion euro. Kjo vjen si përgjigje e sindikatës më të madhe të Bashkimit Evropian, e cila publikoi “listën e jo të pasurve”, ku figurojnë 30 milionë punëtorë, të cilët janë në prag të varfërisë në vendet anëtare të Unionit, transmeton albinfo.ch.

Lista tregon rritje të pabarazisë nga viti 1980, të cilat disa kanë pasuri të paimagjinueshme dhe shumë punëtorë vuajnë nga varfëria. Sipas hulumtimit të kësaj organizate, drejtuesit e kompanive kanë 100 për qind më shumë të ardhura se sa paga mesatare në Evropë, kurse në SHBA ka pabarazi të madhe në paga, një CEO gëzon 354 herë të ardhura më shumë se të punësuarit mesatarë.

Siç është vlerësuar në këtë analizë, shumica e të ardhurave mbeten në duart e menaxherëve dhe nuk është siguruar kompensim i drejtë për punëtorët.
Kjo tregon se në SHBA ekziston pabarazi edhe më e madhe, e ndjekur nga Gjermania me 147 herë ndërmjet të ardhurave të drejtuesve si dhe punëtorët mesatarë, pastaj Spanja, Republika Çeke, Franca, Suedia dhe Mbretëria e Bashkuar.