Kultura

Befasohet Rita Ora, prezantuesja e njohur amerikane bën shqiponjën

“Oh kjo është shenja e vendit tim”, thotë Rita, tepër e emocionuar duke vazhduar edhe ajo të bëjë shqiponjën

Ylli shqiptar Rita Ora edhe një herë ka treguar se është “ambasadorja” më e mirë e shqiptarëve në botë. E ftuar në emisionin  e famshëm “Wendy Williams” Rita për të satën herë ka treguar se është shqiptare dhe për këtë ajo ndjehet krenare.

Për ta befasuar Ritën, fillimisht u përkujdes drejtuesja e emisionit e cila në një pjesë të bisedës bëri shqiponjën me duar të saj.

“Ajo është shqiptare, unë mendoja se ishte gjysmë me ngjyrë dhe gjysmë e bardhë,” i drejtohet ndërkohë prezantuesja audiencës.

“Të gjithë e mendonin këtë, por jo, jam shqiptare. Është çmenduri, jo të gjithë e njohin këtë vend të vogël. Është vend i bukur,” ka vazhduar këngëtarja 26 vjeçarja.

Rita është duke u prezantuar në emisionet më të shikuara amerikane duke promovuar programin e saj të ri.