Sport

Behrami do të mungojë në përballjen me Messin

Trajneri Hitzfeld i kombëtares zvicerane llogarit shumë në Admir Mehmedin si golashënues në ndeshjen e nesërme

Kombëtarja e Zvicrës duhet të heqë dorë nga shërbimet e Valon Behramit në ndeshjen testuese që do të luajë nesër kundër Argjentinës në Bernë. Mesfushori shqiptar që luan për Fiorentinën italiane do të detyrohet të heqë dorë nga ballafaqimi me Mesin dhe shokët e tij, për shkak të një lëndimi të muskulit të gjurit të majtë.

Pas bisedës që ka pasur mjeku i kombëtares zvicerane me klubin Fiorentina është vendosur që Behrami të braktisë kampin zviceran. Ai do t`i nënshtrohet kurimit në Toskana.

Behrami pas Djurou-t është lojtari i dytë i skuadrës përfaqësuese të Zvicrës që për shkak të lëndimit mungon në ndeshje.

Nga ana tjetër, trajneri Hitzfeld i kombëtares zvicerane llogarit shumë në Admir Mehmedin si golashënues në ndeshjen e nesërme. Ai pritet të luajë në vend të sulmuesit të lënduar Eren Derdiyok, i cili parashihet vetëm si zëvendësim.