Shkurt.ch

Behrami flet për luftën në Kosovë, Zvicrën e refugjatët

“Unë isha larguar, por pjesa tjetër e familjes ishte në rrezik. Xhaxhai im dhe kushëriri janë vrarë gjatë luftës në Kosovë”, ka thënë Valon Behrami

 

 

Tema e refugjatëve vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes në Evropës.“Amnesty International”, ka marrë një iniciativë me lojtarë e klube për t’i përkrahur refugjatët.

 

Në mesin e lojtarëve është përzgjedhur edhe futbollisti nga Mitrovica, Valon Behrami, i cili luan për Përfaqësuesen e Zvicrës. Kampanja e “Amnesty International” është “Futbolli ju mirëpret”, përcjell albinfo.ch.

 

Behrami ka treguar nga fillimi për jetën e tij. Ai ka thënë se në moshën 4-vjeçare është larguar nga Kosova për në Zvicrës për shkak të luftës. “Mbaj mend se ishte dhjetor dhe ishte paska ftohtë. Dy muaj e parë ishin shumë të vështira”, është shprehur Behrami.

 

Më pas në Kosovë shpërtheu lufta. “Unë isha larguar, por pjesa tjetër e familjes ishte në rrezik. Xhaxhai im dhe kushëriri janë vrarë gjatë luftës në Kosovë”, ka theksuar tutje mesfushori i Përfaqësueses së Zvicrës.

 

Behrami ka shtuar se Zvicra i ka dhënë gjithçka, derisa ka kujtuar edhe golin e parë që e ka shënuar. Ai gjithmonë jep maksimumin për Zvicrën dhe i është mirënjohës shtetit zviceran për ndihmën ndaj familjes së tij. Behrami për fund ka thënë se shpreson se refugjatët do të ndihmohen.