Sport

Behrami përshkruan fëmijërinë përmes tatuazhit

Edhe plumbat janë pjesë e tatuazhit të ri në këmbë. Ngjitur me këtë tatuazh mbetet edhe shqiponja dykrenore

 

Mesfushori shqiptar i Zvicrës, Valon Behrami, ka bërë edhe një tatuazh të ri, përmes së cilit ka përshkruar fëmijërinë e tij.

Në fotografitë e postuara nga futbollisti në rrjetin social Instagram, shihet edhe Mitrovica, vendi i lindjes.

Edhe plumbat janë pjesë e tatuazhit të ri në këmbë. Ngjitur me këtë tatuazh mbetet edhe shqiponja dykrenore.

“E gjithë jeta ime në një kryevepër nga Gianluca Ferero. Faleminderit për gjithçka”, ka shkruar ai si përshkrim të fotografive.

Behrami mbetet akoma futbollist i Watfordit, por pritet që deri në fund të afatit kalimtar të verës të ndërrojë skuadër.