Sport

Berisha, i gatshëm për Kosovën

“Për mua ky është një moment shumë emocionues, sepse kam vendosur të shkoj dhe unë shpresoj se do të bëj diçka të madhe. Kjo është ndeshja ime e parë dhe shpresoj se gjithçka do të shkojë mirë”, ka thënë Berisha

Sulmuesi prishtinas, Besart Berisha duke folur për mediat australiane ka thënë se ka vendosur të shkojë dhe të luajë ndeshjen e parë me Përfaqësuesen e Kosovës në futboll, shkruan albinfo.ch.

 

Ai do ta luajë më 24 mars në Shkodër kundër Islandës, që do të jetë takimi i parë për Kosovën.

 

“Për mua ky është një moment shumë emocionues, sepse kam vendosur të shkoj dhe unë shpresoj se do të bëj diçka të madhe. Kjo është ndeshja ime e parë dhe shpresoj se gjithçka do të shkojë mirë”, ka thënë Berisha.

 

Kosova ka vetëm një pikë nga katër ndeshje të zhvilluara dhe ka shënuar vetëm një gol. Valon Berisha e realizoi nga penalltia ndaj Finlandës.