Jeta në Zvicër

Berna, qyteti më i popullarizuar në botë për ‘Instagram’

Në vendin e dytë është Aspeni në Amerikë, kurse i treti Northern Lights në Tromso të Norvegjisë. Zermatt është në vendin e gjashtë, kurse Grindelwald në vendin e dhjetë

Berna është zgjedhur si vendndodhja më e popullarizuar në ‘Instagram’, sipas një hulumtimi nga ‘Focus Focus’, shkruan ‘independent.co.uk’, përcjell albinfo.ch.

Kryeqyteti i Zvicrës, i njohur për kullën e orën mesjetare dhe ndërtesat mahnitëse, është zyrtarisht qyteti më i preferuar dimëror i përdoruesve të “Instagram” për të ngarkuar në llogaritë e tyre të mediave sociale.

Shumë udhëtarë duan të pasurojnë ‘Instagram’-in e tyre me fotografi të qytetit të bukur, duke i bërë xhelozë miqtë në shtëpi.

Sipas hulumtimit fjala “Bern” është përdorur si ‘hashtag’ mbi 1,082,000 herë.

Ky qytet është i pasur me shumë bukuri, që kanë mahnitur edhe turistët e huaj, duke mos hezituar të bëjnë fotografi dhe të tregojnë se ku janë.

Zvicra duket si një vend shumë i popullarizuar për përdoruesit e ‘Instagram’, pasi tri qytete ndodhen në top 10.

Në vendin e dytë është Aspeni në Amerikë, kurse i treti Northern Lights në Tromso të Norvegjisë. Zermatt është në vendin e gjashtë, kurse Grindelwald në vendin e dhjetë.

Këto janë 10 qytetet më të njohura të Instagram në botë:

  1. Bern, Zvicër – 1,082,440 foto
  2. Aspen, Kolorado, SHBA – 935,040 foto
  3. Northern Lights, Tromso, Norvegji – 768,516 foto
  4. Chamonix, Francë – 611,675 foto
  5. Yosemite National Park, Kalifornia, SHBA – 596,214 foto
  6. Zermatt, Zvicër – 400,215 foto
  7. Yellowstone National Park, SHBA – 314,870 foto
  8. Bled, Sllovenia – 306,285 foto
  9. Cesky Krumlov, Çeki – 179,914 foto
  10. Grindelwald, Zvicër – 149,836 foto