Sporti
Besa mbyll në atmosferë festive turnirin dimëror
52 skuadra futbollistike kanë marrë pjesë për dy ditë, të shtunën dhe të dielën, në turnirin dimëror që e organizon për çdo vit klubi shqiptar i St. Gallenit, FC Besa.

Fitues i turnirit dimëror të FC Besës, ka dalur bindshëm skuadra “Sport Cafe Club” nga St. Margrethen.
Finalja është zhvilluar dy herë nga tetë minuta kundër ekipit “Leo Oroshi& AS Carrossserie” dhe ka përfunduar me rezultat të lartë për musafirët 6-1.
“Sport Cafe Club” kishte një përzierje të lojtarëve me prejardhje ballkanike dhe portierin zviceran, të cilët kanë treguar futboll të mirë dhe në fund janë shpallur me meritë kampion të turnirit dimëror.
Vendin e tretë e ka fituar ekipi “Omid Mohajev”.
Titullin e portierit më të mirë e ka fituar, portieri i ekipit fitues të turnirit, Fabio Staudacher.
Kurse çmimi për lojtarin më të mirë të turnirit ka shkuar te lojtari i ekipit të vendit të dytë, Qendrim Murati.
Turniri është zhvilluar i ndarë në tri kategori: futbollistë aktiv, të firmave me seniorë dhe juniorët.
FC Besa ka shpërblyer fituesin e vendit të parë me 1500 franga, vendin e dytë me 500 franga dhe vendin e tretë me 300 franga.
Turniri ka kaluar në një atmosferë festive, pa incidente dhe para një numri të lartë të shikuesve që kanë përcjellur zhvillimin e turnirit të FC Besës në St. Gallen.
Të tjera nga Sporti
E-Diaspora
-
Kapen dy kosovarë në Tirolin Jugor Forcat e rendit kanë kapur në Tirolin Jugor dy persona nga Kosova, shkruajnë mediat lokale të...
-
Fillon gjykimi i pesë shqiptarëve që shisnin “Adidas”, “Armani” apo “Gucci” me gramë
-
Filmi “Martesa” nga Blerta Zeqiri shfaqet në Linz të Austrisë
-
Pesë ditë pasi u largua nga Shqipëria, 12-vjeçari ndërron jetë në SHBA
-
Gjithçka nis në Greqi
Bandilli shqiptar rrëmben zemrën e vajzës nga Lihtenshtajni, më pas ajo ndryshon seksin
Jeta në Zvicër
-
Fshati që ofronte të holla në Zvicër, tani ka familjen e parë Me shuma marramendëse të hollash, fshati Albinen me 240 banorë në Valis ka tërhequr banorë të...
-
Shoferët më të dobët janë në Tessin
-
Pas humbjeve, nisin fitimet e Credit Suisse
-
Zjarr mbi çatinë e UBS Cyrih
-
Kosta Rikë
Mbytet fëmija tetëvjeçer zviceran