Autotech

Bill Gates u kërkon falje përdoruesve të kompjuterëve

Ai ka pranuar se funksioni “Control-Alt-Delete” që përdoret për të hyrë në llogaritë e Windowsit në kompjuter është manovër e çuditshme

Bill Gatesit i vjen keq që e ka bërë shumë të vështirë qasjen në kompjuterë.

Miliarderi që ka themeluar Microsoftin, ka pranuar se funksioni “Control-Alt-Delete” që përdoret për të hyrë në llogaritë e Windowsit në kompjuter është manovër e çuditshme.

“Nëse do të mund ta bëja një editim të vogël, do të ishte ky buton i thjeshtë”, ka thënë Gates në Forumin Botëror të Biznesit nga Bloombergu në New York.

Gates këtë sqarim e kishte bërë edhe më parë. Në vitin 2013 ai kishte fajësuar IBM-në për këtë çështje.

“Kemi mundur ta bëjmë me një buton të thjeshtë. Por personi që i bëri dizajnin e tastierave të IBM-së nuk deshi të na jepte butonin e thjeshtë”, kishte thënë Gates atë kohë.

Për dallim nga sistemi i Microsoftit, përdoruesit e kompjuterëve të Apple-it mund të kryejnë këtë shërbim vetëm me një buton.

“Control-Alt-Delete” përdoret edhe për të fikur më shpejtë kompjuterin kur ai ka ngecje.