Shqipëria

Biznesmeni dhe 3 sirianë arrestohen për mashtrim me TVSH

I arrestuari është Laert Barzezi, ndërsa së bashku me tre sirianët akuzohen për krijimin e një skeme mashtrimi që rezulton mbi 61 mln lekë në dëm të shtetit

Policia e Shqipërisë njofton se ka arrestuar tre persona, administratorë të tri kompanive, ndërsa janë shpallur në kërkim 3 sirianë.

I arrestuari është Laert Barzezi, ndërsa së bashku me tre sirianët akuzohen për krijimin e një skeme mashtrimi që rezulton mbi 61 mln lekë në dëm të shtetit.

“Nga hetimi disa mujor ka rezultuar se tre shoqëritë ‘FM Investment’, ‘Trade Investment’ dhe ‘Albania Eksport Medicinal’ kryenin blerje brenda vendit dhe importe me vlera të larta, ndërkohë që shitjet ishin fiktive duke shmangur detyrimet ndaj shtetit dhe abuzuar me kreditimin e TVSH-së. Tre shoqëritë rezultojnë inekzistente.

Në përfundim të hetimit janë sekuestruar blloqe TVSH-je, fatura dhe mandate, ndërsa dëmi ekonomik nga aktiviteti rezulton të jetë mbi 61 milionë lekë (të reja)”, thuhet në njoftim.