Sport

Blatteri merr pjesë në Botëror

Ish-presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter, ka pranuar një ftesë nga presidenti i Rusisë, Vladimir Putin që të marrë pjesë në Kampionatin Botëror që do të mbahet vitin e ardhshëm.

Periudha 17-vjeçare e Blatterit në krye të institucionit më të madh të futbollit në botë mbaroi pas një skandali të korrupsionit më 2015. FIFA e përjashtoi nga futbolli Blatterin për tetë vjet, që më pas u ul në gjashtë vjet për shkak të apelit.

“Do të shkoj në Kupën e Botës në Rusi”, ka thënë 81-vjeçari. “Kam marrë ftesë nga presidenti Putin”, përcjell albinfo.ch.

Rusia kishte fituar të drejtën e organizimit për Botërorin 2018 në vitin 2010. Botërori nis më 14 qershor.