Autotech

BMW shqyrton prodhimin e modelit X8

Sipas “Autocar”, BMW po mendon seriozisht lansimin e modelit X8, që pritet të vijë si rival i drejtpërdrejtë i Ranger Rover Velar dhe Audi Q8

BMW do të zgjerojë linjën e vet “X”. Arritja e planifikuar e Series 8 të re dhe modeleve M8, krahas debutimit të SUV-it të vogël X, nuk është e vetmja risi e BMW-së.

Një tjetër SUV do t’i shtohet linjës së BMW-së. Sipas “Autocar”, BMW po mendon seriozisht lansimin e modelit X8, që pritet të vijë si rival i drejtpërdrejtë i Ranger Rover Velar dhe Audi Q8. Po ashtu, ai mund të garojë edhe me Bentley Bentaygan dhe Lamborghini Urusin, transmeton Albinfo.ch.

“Sektori po rritet shpejtë, andaj ka mundësi”, ka thënë shefi i departamentit për zhvillim në BMW, Klaus Frohlich, në një intervistë. “Është herët të flitet për një model X8”.

X8 pritet të ngajë me modelin X7, që u prezantua si koncept pak muaj më parë në Frankfurt, dhe pritet të debutojë zyrtarisht në fillim të vitit të ardhshëm.