Autotech

BMW tregon marifetet e para të M5 të ri

Modeli më i fuqishëm dhe më i shtrenjtë M5 deri tani është versioni i përditësuar i BMW-së, 4.4-litra me 600 kuaj fuqi

BMW është fokusuar në reklamimin e modelit të ri M5 javëve të fundit.

Divizioni amerikan i brendit gjerman së fundmi ka publikuar një video të shkurtër në të cilën shihet duke bërë ‘drift’ me modelin e ri M5.

Video e shkurtër 43-sekondëshe paralajmëron një prezantim më të plotë më 9 janar.

Modeli më i fuqishëm dhe më i shtrenjtë M5 deri tani është versioni i përditësuar i BMW-së, 4.4-litra me 600 kuaj fuqi.

M5 do të dalë në shitje në muajin mars të këtij viti.

https://www.youtube.com/watch?v=13VdLxJiFTo