Sport

Bolt: Rekordet e mia do të qëndrojnë edhe për 20 vjet

Bolt mban rekordin për 100 metra sprint me 9.58 sekonda dhe 19.19 në 200 metra sprint – të dyja të vendosura në Berlin më 2009

Usain Bolt po ndihet shumë rehat në pensionim dhe i bindur se koha e tij më e shpejtë do të mbetet rekord botëror për dekada.

Kampioni olimpik u pensionua muajin e shkuar, me shumë medalje të rëndësishme si dhe me rekorde botërore për garat për 100 dhe për 200 metra.

Bolt mban rekordin për 100 metra sprint me 9.58 sekonda dhe 19.19 në 200 metra sprint – të dyja të vendosura në Berlin më 2009.

“Mendoj se do të zgjasin pak. Mendoj se epoka jonë me Yohan Blake, Justin Gatlin dhe Asafa Powell dhe të tjerët ishte epoka më e mirë e atletëve. Nëse do të thyhej, do të thyhej në këtë epokë andaj mendoj se do të qëndrojë për të paktën edhe 15 deri 20 vjetët e ardhshme”, ka thënë Bolt në një event në Japoni, transmeton Albinfo.

Bolt u përshëndet nga atletika me lëndim në garën e fundit me stafetë 4×100 metra.