Shkurt.ch

Boom, blerjet ilegale online në Zvicër

Vitin e kaluar, Fondacioni Antidoping në Zvicër, përgjegjës për kontrollin e dopingut, shkatërroi më shumë se 500 paketa që vinin nga jashtë, më shumë se kurrë më parë, përcjell albinfo.ch.

“Rreth 80 për qind e paketave të konfiskuara ishin me medikamente “bodybulding”, thotë për “20 min” Marco Steiner, zëvendësdrejtor i Antidopingut në Zvicër. Ka të bëjë me steroidet dhe anabolikët që janë të ndaluar dhe çdo doping tjetër.

Antidoping Zvicër mori përgjegjësinë për kontrollin e importit të substancave doping në fund të vitit 2012. Para kësaj, këtë e kishte bërë “Swissmedic”, një kompani zvicerane e mjekësisë.

Janë kapur më shumë Viagra dhe steroide anabolike që janë të ndaluara si medikamente të lira. Tregtarët nga Kamboxhia kishin zbatuar një mashtrim veçanërisht të ndërlikuar. Për të siguruar që paketat të mos kontrolloheshin nga doganierët, ata i dërgonin në formë ndihmash për fëmijë.

Doganat e zbuluan këtë rrjet vitin e kaluar në një inspektim ndërkombëtar në shkallë të gjerë.