Bota

Bum me linjat ajrore me kosto të ulët, rekord me pasagjerë

Linjat ajrore transportuan vitin e kaluar numrin rekord prej 4,1 miliardë udhëtarësh në mbarë botën. Kjo paraqet një rritje prej 7.1 për qind krahasuar me vitin 2016. Tregu më i rëndësishëm ka mbetur në Evropë, shkruan albinfo.ch.

Falë “EasyJet” dhe Co., bumi vazhdon pa ndërprerë.

Një arsye për rritjen e numrit të pasagjerëve, sipas Organizatës Ndërkombëtare të Aviacionit Civil (ICAO) nga e mërkura, ishte rritja e vazhdueshme e linjave ajrore me kosto të ulët. Këto transportuan 1.2 miliardë pasagjerë dhe ishin përgjegjës për gati 30 për qind të aviacionit civil.

ICAO shënoi një rritje prej tetë për qind në numrin e udhëtarëve. Normat e rritjes ishin mbi nivelin e vitit të kaluar në të gjitha rajonet, përveç Lindjes së Mesme.

Evropa vazhdon të jetë tregu më i rëndësishëm për industrinë e aviacionit civil, duke përbërë 37% të kilometrave të pasagjerëve në mbarë botën.