Bota

Carla Del Ponte merr çmimin e Hessenit për paqe

ë arsyetimin e dhënies së këtij çmimi thuhet veç tjerash se zviceranja Carla Del Ponte është “një pioniere në luftën kundër kulturës së mosndëshkimit”

Ish kryeprokurorja e Tribunalit të Hagës për krime lufte në ish Jugosllavi dhe në Ruandë, Carla Del Ponte është nderuar sot me çmimin për paqe të Hessenit, Gjermani, shkruan srf.ch.

Asaj i është ndarë ky çmi sot në ndërtesën e Parlamentit të Landit Hessen, në Wiesbaden, transmeton albinfo.ch. Në arsyetimin e dhënies së këtij çmimi thuhet veç tjerash se zviceranja Carla Del Ponte është “një pioniere në luftën kundër kulturës së mosndëshkimit”.

Ndërsa Del Ponte në fjalën e saj të falëdnerimit la shfrytëzuar rastin për të drejtuar kritkka ndaj pasivitetit të OKB-së në konfliktin e Sirisë, ku ajo kohë më parë ka qenë e emëruar e OKB-së. “Është skandaloze se si askush nuk ndërmerr asgjë kundër luftës atje. Përveç fjalëve, nuk po ndodh asgjë”.

Çmimi për paqe i Hessenit është i lidhur me një shumë të hollash prej 25.000 eurosh.