Kosova

Çdo vit rreth 700 të sëmurë nga tuberkulozi

Numri i të sëmurëve nga tuberkulozi në Kosovë vazhdon të jetë shumë i lartë, edhe pse ka pasur avancim në kohët e fundit.

Lulzim Çela, menaxher i projektit për furnizim me barna në CDF, deklaroi se për të mundur sëmundjen e TBC-së, po angazhohet shumë parterë.

“Nga kjo sëmundje për çdo vit sëmuren rreth 700 kosovarë. Si sëmundje me këtë numër paraqet problem”, deklaroi ai në televizionin publik të Kosovës, përcjell albinfo.ch.

Majlinda Gjocaj, koordinatore e Programit Kombëtar për Tuberkulozin në Ministrinë e Shëndetësisë, tha se këtë vit do të shënohet Dita Botërore e Tuberkulozit në Ferizaj.

Gjoca ka folur për të sëmurët me TBC. “Ka ulje të të sëmurëve nga tuberkulozi. Është një luftë që po behët nga profesionistët shëndetësor”, tha ajo.

Ndryshe Ministria e Shëndetësisë (MSH) në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKSHP), Zyrën e OBSh-së në Kosovë dhe partnerët e tjerë shënojnë Ditën Botërore të Tuberkulozit. Dita Botërore e Tuberkulozit mbahet çdo vit.

Synimi i saj është që të promovojë ndërgjegjësimin, njohuritë dhe motivimin për të vepruar kundër tuberkulozit në mbarë botën. Ajo e ka origjinën në vitin 1882, kur u festua 100 vjetori i zbulimit të bacilit të TB-së nga Koch.