Autotech

Daimler hetohet për mashtrime të njëjta si Volkswageni

Daimler, gjiganti gjerman i veturave, është duke u hetuar për mashtrim me testimet e emetimit të gazrave në SHBA, pasi në vitin 2016 disa klientë kishin paditur kompaninë për mashtrime të ngjashme me Volkswagenin.

Sipas gazetës gjermane Bild, autoritetet amerikane kanë hetuar pronarin e Merceesit dhe kanë gjetur se veturat e veta janë të pajisura me softuerë ilegalë që kanë ndihmuar në kalimin e testeve të emetimit të gazrave.

Duke cituar disa dokumente, gazeta thotë se punëtorët e Daimlerit dyshonin se veturat e tyre do të kalonin standardet e SHBA-së dhe kishin marrë veprime madje para skandalit të Volkswagenit, transmeton Albinfo.ch.

Një nga softuerët dyshohet se ishte realizuar për të pastruar emetimin e gazrave pas 25 kilometrave të kaluara, ndërsa tjetri mund të vërente nëse vetura po testohej në bazë të shpejtësisë dhe shpejtimit.