Sport

Dasma e tifozit në Kosovë bën bujë në mediat ndërkombëtare

Është një nga portalet më të mëdha sportive evropiane ‘Goal.com’ që i ka kushtuar një artikull çiftit kosovar, ku gjithashtu edhe nusja është me Arsenalin

Dasma e një tifozi kosovar të Arsenalit ka bërë bujë në mediat ndërkombëtare. Në dasmën e tij kishte edhe tifozë të Arsenalit, që e kanë mbështjellë më flamuj e shalle të kësaj skuadre, ku luan edhe Granit Xhaka.

Është një nga portalet më të mëdha sportive evropiane ‘Goal.com’ që i ka kushtuar një artikull çiftit kosovar, ku gjithashtu edhe nusja është me Arsenalin, përcjell albinfo.ch.

Kaltrim Agushaj dhe gruaja e tij Edisona Agushaj janë tifozë të skuadrës londineze.

Kaltrimi ka treguar për reagimin e të dashurës së tij, në momentin kur ka parë që fansa të Arsenalit të veshur me fanella kanë hyrë në sallën e dasmës. Ai ka thënë se ishte ide spontane, megjithatë ka dalë shumë bukur.

“Jam fans i Arsenalit që 17 vjet, prej vitit 2000. Pa Arsenalin jeta ime nuk do të kishte kuptim”, ka thënë ai.

“Reagimi i gruas ishte i çuditshëm sepse ajo nuk e priste. U befasua sepse ishte ditë e veçantë për të dhe për ne. Ajo u pajtua dhe ishte e lumtur në fund”, tregoi ai.