Kalendari

Debat:”Jeto me diversitetin”, “Vivre avec la diversité “

"SHIKO" organizon një tryezë të rrumbullakët mbi Shëndetin dhe Migracionin dhe mbi dialogun ndërkulturor

Shoqatat shqiptare të kantonit Vaud “SHIKO”, ku në statusin dhe në aktivitetet e shoqatës si qëllim dhe si objektiv pune ka promovimin e kulturës shqiptare, krijimin e rrjeteveve dhe të hapësirave në shkëmbimin kulturor në mes komunitetit shqiptar dhe atij zviceran dhe komuniteteve të tjera.

Njëherësh si mundësi të krijimit të platformave në mbështetje të shoqatave tjera shqiptare dhe lidhjen ekonomike e sociale në mes Zvicrës dhe trojeve shqiptare të Ballkanit.

Ndër aktivitet që ka shoqata SHIKO , vlen të theksohet aktiviteti i realizuar për 8 vite. Gjatë ketyre viteve spikatët njëherit edhe organizimi i aktiviteteve në fushën e integrimit dhe luftës kundër diskriminimit. Ketë vitë në kuadrin e projektit të mbeshtetur nga strukturat shtetërore e kantonit Vaud dhe Sherbimit të luftës kundër racizmit, SHIKO organizon një Tryezë të rrumbullakët mbi Shëndetin dhe Migracionin.

Në tryezë do marrin pjesë spacialistët në fushën e shëndetit :
Dr. M. Régis Marion-Veyron, Psikiatër
Mme. Shyhrete Rexhaj, doktorante në shkencat e infermieris
M. Alban Ismajli, psikoterapët dhe interpret

diversite