Opinione

Diaspora të përfaqësohet nëpër institucione*

Samiti i Diasporës po mbahet këto ditë në Tiranë dhe kjo gjë ështe shumë pozitive.

5 milionë shqiptarë jetojnë në vende të ndyshme në botë. Kuptohet se aty nuk hyn Diaspora shqiptare që gjendet në Turqi, pasi ajo me shumëqka edhe është e asimiluar. I kanë emrat e ndryshuar e poashtu edhe atje, JO në të gjitha rastet, por në shumë raste aspekti fetar peshon më shumë se sa ai kombëtar. Kjo për arsye të politikave diskriminuese nga Ankaraja zyrtare kundër çdokujt që ka guxim dhe i thotë vehtes jo-turk në atë shtet.

Ne shqiptarët mundemi e duhet të mësojmë nga vendet e regjionet e tjera me Diaspora të mëdha. Armenia, Kroacia, Izraeli, Lituania, Greqia, Irlanda janë vende të tilla. Por edhe Diaspora kurde e cila është duke u forcuar dita ditës. Kurdët janë të ndarë në 6 shtete poashtu, sikurse edhe ne shqiptarët.

Thuhet se nëse dëshiron me të vërtetë të ndryshosh diqka për të mirë, njeriu duhet të niset nga vetëvetja. Këtë po e bëj mu tani.

Para disa viteve pasi që isha i angazhuar në Integrimet Europiane të Estonisë, Polonisë, Çekisë, Hunagrisë dhe Kroacisë, dhashë dorëheqja nga Parlamenti i Suedisë dhe u ktheva në trojet tona etnike shqiptare në Ballkan. Punoja një kohë në qeverinë e Kosovës me Diplomaci dhe promovimin e Investimeve të Huaja. Ajo çfarë vëreja dhe përjetoja ishte një xhelozi nga disa ”kolegë” që jo rrallë edhe mundoheshin të ma përgatitnin kurthën prapa shpinës. Pasi që përjetova xhelozi dhe kërcënime nga shqiptarët e mijë, unë isha i detyruar të jap dorëheqje. Më pastaj u kontaktova nga UNDP e cila e kishte pranuar jnë fond 2.3 milionë Euro për të bërë një Strategji për Diasporën. Ishim 3 elspertë që ishi të angazhuar ta propozonim këtë strategji. Unë isha i vetmi nga ta që kisha jetuar jashtë 20 vite, ndërsa të tjerët ose nuk kishin jetuar kurrë jashtë trojeve shqiptare, ose kishin ndonjë master nga ndonjë vend tjetër ku kishin jetuar në kampus studentor, pa kontakte e bashkëveprime me Diasporën tonë në ato vende. Ministria e Diasporës e Kosovës ishte e angazhuar poashtu dhe kjo ishte mirë. Pasuan konsultat me udhëtime dhe takime me Diasporën shqiptare në shumë vende si Italia, Gjermania, Belgjika, Franca etj. Ajo Strategji e Diasporës edhe u miratua.

Mësimi që doli nga kjo ishte se kudo që shkonim, Diaspora shqiptare ishte e pandarë, pa dallim origjinën.

Në qeveria e Shqipërisë e ka seriozisht kur thotë se dëshiron ta përdor kapacitetin e Diasporës, atëherë:

  1. Duhet të mendoni përtej remitancave të cilat dërgohet nga diaspora për në vendlindje.
  2. Merreni Strategjinë e Diasporës për të cilën kemi qenë shumë të angazhuar dhe paraqiteni në Kuvendin e Shqipërisë për diskutim.
  3. Krijojeni një DATA-BAZË me kuadro profesioniste nga Diaspora të cilët kanë arritur suksese në vende demokratike nivelin e të cilave e ka cak edhe shoqëria shqiptare psh ekspertë në Gjermani, Suedi, Britani, Francë, Belgjikë e vende të tjera të integruara në familjen Europiane.
  4. Angazhoni si këshilltarë këta ekspertë në çdo ministri ku do të ilustrohej edhe dhënja e mendimeve për projektligje edhe nga këndi i Diasporës.
  5. Odat apo departamentet Ekonomike të vendit në nivel qëndror, regjional e lokal të krijojnë departamentin e veqantë për Diasporën. Kjo me qëllim tërheqjen e investimeve nga Diaspora.
  6. Pasi Integrimet Europiane janë prioritet për Republikën e Shqipërisë, prioritet duhet ti jipet krijimit të një task-force në nivel ekspertësh në Integrime Europiane me shtetësi të ndonjërit nga 28 vendet anëtare, por me me prejardhje shqiptare.
  7. Ministria e Punëve të Jashtme duhet të dakordojë një atashe me përgjegjësi diasporën në çdo ambasadë ku dihet se ka Diasporë shqiptare. Nuk është vetëm rregullimi i dokumenteve që na duhet neve, por edhe rritja e mirëbesimit se korrupcioni po luftohet si duhet e bindja për të investuar në vendlindje po rritet.
  8. Bashkëpunoni me organizata globale me qëllim të arritjes së afrimit të Diasporës me vendlindjen, psh UNDP, IOM, Unioni Europian etj
  9. Bashkëpunoni ngushtë me Ministrinë e Diasporës së Republikës së Kosovës. Kjo sepse edhe në vende si Armenia etj, Ministria e Diasporës ka pasur dhe ka ndikim të madh në unifikimin e Diasporës. Por, edhe fakti se ne Diaspora nuk jemi të limituar me ligjet e rregullat ndërshtetrore Shqipëri-Kosovë-Maqedoni-Serbi-Mal të Zi-Greqi. Ne nuk veprojmë të ndarë.
  10. Mos punësoni staf që të punojë me qështjen e Diasporës e që nuk e dinë realitetin tonë, mangësitë dhe mundësitë tona. Këtë gabim është duke e bërë qeveria e Kosovës në disa raste. Prandaj mësoni nga gabimet edhe të të tjerëve.

Mbani mend ju lutem, se Urat e Bashkëpunimit në mes neve Diasporës dhe juve që merrni vendime politike, ekonomike e sociale në Tiranë, Prishtinë, Preshevë, Shkup e Ulqin – mund të ndërtohen e të bëhen të pashembura, vetëm e vetëm nëse respektohet sinqeriteti dhe profesionalizmi.

*Politolog,Suedi