Gruaja

Doli edhe videoklipi i i ri Ritës

Që nga sot videoja zyrtare e këngës “RIP” të Rita Orës ka pushtuar të gjitha portalet muzikore.

Kënga e re është fryti i një bashkëpunim ndërmjet këngëtares kosovare nga Londra, Rita Ora dhe këngëtarit të njohur botëror Tinie Tempah.

Kënga “RIP” do të jetë pjesë e albumit për të cilin Ora ka kohë të gjatë që ka punuar.

Mediat kanë spekuluar një kohë se kjo këngë ishte bërë për Rihannan, por bosi i RocNation Jay-Z vendosi t’ia japë Ritës për ta kënduar.