Lajme
Rixhil Agushi, shqiptare nga RMV, zgjidhet kryetare e Parlamentit të qytetit Schlieren
Ajo është politikania e parë me prejardhje shqiptare e zgjedhur kryetare e parlamentit komunal në këtë qytet. Është anëtare e Partisë Socialdemokrate (SP)
Numrit të politikanëve të rinj që po marrin poste në nivele të ndryshme të institucioneve zvicerane, i është shtuar edhe një: Rixhil Agushi, aktiviste e SP (Partia Soicialdemokrate) dhe asambliste prej shumë vitesh në Parlamentin e qytetit Schlieren, në Kantonin e Cyrihut.
Rixhil Agushi, politikane e re socialdemokrate me prejardhje shqiptare nga Maqedonia e Veriut, e propozuar nga grupi parlamentar i SP-së, më datë 08.04.2024 është zgjedhur presidente e Parlamentit Komunal në qytetin e Schlierenit, ku gjatë votimit nga gjithsej 33 vota ka arritur të marrë 29 vota.
Gjatë prezantimit të kandidaturës së znj. Rixhil Agushi, kryetari i grupit parlamentar të SP, z. Thierry Lustenberger, ka vlerësuar lartë personalitetin, kontributin dhe përkushtimin e saj në jetën politike dhe shoqërore. Gjithashtu për punën dhe veprimtarinë e saj politike foli edhe presidentja në largim znj. Olivia Boccali nga partia Die Mitte, transmeton albinfo.ch. Ajo në fund, duke i uruar shëndet dhe shumë suksese theksoi se pasuesja e saj si një person me bagazh të madh intelektual shquhet për vendosshmërinë e saj në angazhimet që i merr.
Znj. Agushi, është politikania e parë me prejardhje shqiptare e zgjedhur si kryetare e parlamentit komunal në qytetin e Schlirenit.
Që në fillim të inkuadrimit të saj në politikë është anëtare e Partisë Socialdemokrate (SP). Nga viti 2011 është anëtare e parlamentit komunal në qytetin e Schlirenit, ku ka qenë edhe anëtare në shumë komisione parlamentare, ndërsa gjatë viteve 2020-2021 ka qenë bashkëpresidente e partisë Socialdemokrate (SP) për qytetin e Schlirenit.
Rixhil Agushi është e lindur në vitin 1986 në Tetovë, e martuar me arkitektin e mirënjohur në Zvicër, Muhamed Agushin nga fshati Tearcë, bashkë me të cilin janë sipërmarës të suksesëshëm në fushën e arkitekturës dhe patundshmërive. Është nënë e dy vajzave, Linës dhe Sarës.
Biografi e shkurtë:
- Emri e mbiemriRixhil Agushi
- Prejardhja:Maqedoni e Veriut
- Vendi ku vepron:Schlieren-Zvicër
- Profesioni:Politikane
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë Një temperaturë prej 36 gradë Celsius u regjistrua në Gjenevë-Cointrin duke shënuar 23 qershorin më të... -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre













