Maqedonia

Drejtoria financiare padit Nikola Todorovin

Buxheti i Ministrisë së Shëndetësisë është dëmtuar me 62 mijë euro, gjatë udhëheqjes së tij

Ish ministri i shëndetësi, Nikola Todorov (OBRM-PDUKM), është paditur nga drejtoria e policisë financiare pasi dyshohet për veprën penale “neglizhencë në punë dhe shërbim”.


Kallëzim penal është ngritur edhe ndaj P.V, udhëheqës në Njësinë për zbatimin e Projektit për rindërtim dhe shtim të objekteve të qendrave publike të shëndetit në Maqedoni, pranë Ministrisë së Shëndetësisë. 
Kallëzimet kanë të bëjnë me marrëveshje të kësaj Ministrie të nënshkruara në vitin 2010 për punime në spitalet e Kumanovës, Koçanit dhe Kriva Palankës.

Buxheti i Ministrisë së Shëndetësisë është dëmtuar me 62 mijë euro, gjatë udhëheqjes së tij.