Shqipëria

Dy deputete të PDIU-së kalojnë në PS

Largimi i dy deputeteve të PDIU-së drejt Partisë Socialiste u duk një surprizë këtë të diel.

Deputetja e Dibrës, Reme Lala, e cila dha lajmin e largimit, tha se bashkohej me më të mirët dhe se kryeministri Edi Rama kishte mbajtur premtimin për ndërtimin e Rrugës së Arbrit, përcjell albinfo.ch.

Ajo tha se deputetja e Elbasanit, Elena Xhina, do të bashkohej me PS-në. Por, në fakt, kjo lëvizje nuk ndodhi sa hap e mbyll sytë. Këtë gjë e paralajmëroi më shumë se një javë më parë kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi.