Lajme

E diela, ditë zie në Kosovë, për viktimat e Munihut

Atentati i mbrëmshëm në Munih ka marrë jetën edhe të tre të rinjve nga Kosova. Kjo ka bërë që në Kosovë të ndjehet edhe më tepër pikëllimi për viktimat e aktit terrorist.

Për këtë arsye, Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka shpallur të dielën, 24 korrik 2016, ditë zie në Kosovë, në nderim të viktimave të sulmit të djeshëm terrorist në Mynih, ku në mesin e viktimave janë edhe shtetas të Kosovës, dhe në solidarizim me popullin gjerman.

Me vendim të presidentit Thaçi, flamujt ulen në gjysmë shtizë në të gjitha objektet shtetërore të Republikës së Kosovës, brenda dhe jashtë vendit.