Uncategorized

Edhe një kosovar vritet në Siri

K.A nga Pestova është viktima e radhës nga Kosova në luftën e Sirisë. Mësohet se organet e rendit janë njoftuar se kosovari është vrarë më 2 shkurt

Një kosovar tjetër nga rajoni i Vushtrrisë raportohet të jetë vrarë në luftën qytetare në Siri. Siç raportojnë mediat në Prishtinë, K.A nga Pestova është viktima e radhës nga Kosova në luftën e Sirisë. Mësohet se organet e rendit janë njoftuar se kosovari është vrarë më 2 shkurt.

Burimet e kallxo.com kanë bërë të ditur se vushtrriasi jetonte në Gjermani, nga ku i ishte bashkuar luftëtarëve në Siri. Vrasja e vushtrriasit shënon vdekjen e 75 të shqiptarëve nga Kosova në konfliktin e Sirisë dhe Irakut. Ndërkaq të dhënat e Policisë tregojnë se në zonën e konfliktit janë duke qëndruar 196 qytetarë të Kosovës prej të cilëve 95 fëmijë dhe 40 gra.

Ndërsa më shumë se 100 janë kthyer nga konflikti në Lindjen e Mesme dhe ata janë duke u përballur me drejtësinë. Disa nga ta janë dënuar me disa vite burgim.