Uncategorized

Eksporti i djathit zviceran pëson rënie

Humbësi më i madh në këtë kontekst është djathi “Emmentaler”, eksporti i të cilit ka rënë për 509 tonelata ose për 8.9 për qind

Dega e prodhimit të djathit në Zvicër ka shënuar një rënie të lehtë të eksportit në gjysmën e parë të vitit 2017, krahasuar me periudhën e njëjtë të një viti më parë.

Kështu, llojet më të njohura në botë të djathërave zvicerane si Emmentaler, Gruère dhe Appenzeller nuk ia kanë dalë që ta rrisin pozitën e tyre në treg në periudhën janar-qershor 2017, shkruan srf.ch. Këtë e bën të ditur kompania që e bën përfaqësimin e djathërave zvicerane në botë “Switzerland Cheese Marketing AG”, transmetpn albinfo.ch.

Sipas të dhënave të kësaj kompanie, humbësi më i madh në këtë kontekst është djathi “Emmentaler”, eksporti i të cilit ka rënë për 509 tonelata ose për 8.9 për qind.

Kompania e përmendur e konsideron përgjegjës për këtë rënie presionin e konkurrencës së prodhuesve të huaj dhe frangun e fortë.

Por frangu i fortë po ashtu ka ndikuar që të bjerë edhe importi i djathit, pasi që djathi i huaj është me çmime më të ulëta se sa ai i Zvicrës.