Kultura

Era Istrefi, ylli pop i së ardhmes

Era është yll në vendlindjen e saj në Kosovë, dhe është bërë e njohur në Evropë, duke u nominuar për 16 çmime dhe nëntë prej tyre i ka fituar si “VideoFest Awards” dhe “Top Music Awards”, shkruan revista amerikane e njohur ‘Forbes’

E lindur në Kosovë, Era Istrefi debutoi në arenën ndërkombëtare me këngën e saj “BonBon”, që u bë hit në “Youtube”. Një këngë që ka më shumë se 400 milionë ‘views’, jo keq për një këngë që Istrefi e ka shkruar vetë.

Era është yll në vendlindjen e saj në Kosovë, dhe është bërë e njohur në Evropë, duke u nominuar për 16 çmime dhe nëntë prej tyre i ka fituar si “VideoFest Awards” dhe “Top Music Awards”, shkruan revista amerikane e njohur ‘Forbes’, përcjell albinfo.ch.

Që nga debutimi me këngën e saj, ajo ka fituar vëmendjes edhe në fushën e modës. Ajo gjithashtu është vlerësuar për zërin e saj dhe si një këngëtare që premton shumë në të ardhmen. Ajo i ka të gjitha për të qenë një yll.

Por, Era edhe me këngë tjera ka vazhduar me hite, siç është “Redrum”, me 25 milionë shikime për vetëm katër muaj.

Era Istrefi ka thënë se dëshiron që të bëhet si Rihanna dhe ajo është modeli i saj.